
Gjatë fjalimit të mbajtur para anëtarëve të kabinetit të qeverisë dhe deputetëve socialistë të dalë nga zgjedhjet e 11 majit si dhe kandidatëve që garuan në këto zgjedhje, kryesocialisti Edi Rama u ndal veçanërisht te ata që nuk janë më pjesë e institucioneve pas zgjedhjeve, duke i nxitur të mos e përjetojnë largimin si një humbje personale, por si një mundësi për rritje profesionale.
“Nuk ka garë individuale që mund ta humbasësh pa u mërzitur. Ju siguroj se nëse do e shohin humbjen e vendit të punës si mundësi të re për një vend tjetër pune, si fitues të mandatit historik të 11 majit, atëherë jo vetëm do të jenë të dobishëm për këtë familje, por do ta pasurojnë karrierën e tyre profesionale,” u shpreh Rama.
Edi Rama: Nuk ka garë individuale që mund ta humbasësh pa u mërzitur. Ju siguroj se nëse do e shohin humbjen e vendit të punës si mundësi të re për një vend tjetër pune, si fitues të mandatit historik të 11 majit, atëherë jo vetëm do të jenë të dobishëm për këtë familje, por do ta pasurojnë karrierën e tyre profesionale. Dhe nëse do të rikthehen në kuvend, do të garojnë përsëri në të ardhmen.
Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt.