Zjarri përfshin vend grumbullimin e mbetjeve në Libohovë

Një zjarr ka shpërthyer në vend grumbullimin e mbeturinave në Libohovë. Flaket e  zjarrit po çlirojnë në ajër re të ndotur, duke e përcjellë drejt zonës së banuar.

Ne vendngjarje po angazhohen 10 forca zjarrfikëse të Gjirokastrës e Libohovës si dhe pjesëtarë të Policisë së Shtetit.

Shkaqet e zjarrit deri më tani ngelen të panjohura, ndërkohë që po punohet për identifikimin e zjarrvënësit.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
26 Maj, 17:02 | Përditësimi: 26 Maj, 17:02