
Rusia dhe Ukraina kanë realizuar këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022, duke shkëmbyer nga 1.000 persona secila palë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, këmbimi treditor nisi të premten dhe përfundoi të dielën. Ai përfshiu kryesisht të burgosur lufte, si dhe nga 120 civilë për secilën palë. Ditën e fundit të këmbimit, të dielën, janë shkëmbyer nga 303 të burgosur.
Presidenti Zelensky, në një postim në Telegram, shkroi: “Sot, luftëtarë të Forcave tona të Armatosura, Gardës Kombëtare, Shërbimit të Kufirit Shtetëror dhe Shërbimit Shtetëror të Transportit Special, po kthehen në shtëpi”.
Ky veprim shihet si hapi i vetëm konkret drejt paqes që ka dalë nga bisedimet e fundit mes Moskës dhe Kievit. Marrëveshja për këmbimin u arrit në takimet e mbajtura në Stamboll në fillim të muajit maj, të parat që nga nisja e pushtimit rus.
Ndërkohë, Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende perëndimore kanë bërë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa parakushte, në mënyrë që