
Princ Leka i Shqipërisë është shfaqur përkrah partneres së tij të re, Blerta, në një nga eventet më të njohura aristokrate në Evropë, “Ballo dei Cento e non più Cento”, të mbajtur në Romë.
Mbrëmja e organizuar në kryeqytetin italian mblodhi figura të njohura nga familjet mbretërore, diplomacia, moda dhe kultura, duke sjellë një atmosferë elegance dhe tradite.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Princ Leka ndau momente nga eventi duke shprehur emocionet e përjetuara gjatë mbrëmjes përkrah partneres:
“Së bashku me Blertën, përjetuam hijeshinë e Ballo dei Cento e non più Cento. Një mbrëmje ku tradita dhe eleganca u ndërthurën me klas, në një festë që sfidoi kohën.”
Shfaqja publike e çiftit ka tërhequr vëmendjen e mediave, ndërsa Princ Leka vijon të ruajë një profil aktiv në jetën publike dhe kulturore ndërkombëtare