7 të arrestuarit e “Enigmës” në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, mes tyre emra të kërkuar ndërkombëtarisht

Shtatë të arrestuarit e operacionit policor “Enigma” kanë mbërritur sot në Gjykatën e Durrësit, nën masa të rrepta sigurie. Seanca pritet të caktojë masën e sigurisë për secilin prej të ndaluarve.

Operacioni u zhvillua në një restorant në Gjirin e Lalzit, ku të arrestuarit po darkonin. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi katër armë zjarri tip pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje.

Mes të ndaluarve është edhe Xhevdet Plaku, 45 vjeç, i njohur me nofkën “Kiss”, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik droge dhe i arratisur më herët nga një burg në Ankona.

Në pranga ra gjithashtu Flobens Mecia, alias Gega/Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i kërkuar nga SPAK për disa vepra penale të rënda si pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe sigurim kushtesh për vrasje.

Operacioni “Enigma” është konsideruar ndër më të rëndësishmit e muajve të fundit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike