
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Bolzano të Italisë, ku katër shtetas shqiptarë janë arrestuar pas një përleshjeje të dhunshme në rrugë. Ngjarja ka ndodhur pranë një panairi lokal, ku fillimisht është raportuar për një sherr verbal mes disa personave, i cili më pas ka agravuar në dhunë fizike.
Sipas raportimeve të mediave italiane, të përfshirët kanë përdorur mjete të rrezikshme si thika, shkopinj dhe zinxhirë, duke shkaktuar panik te kalimtarët dhe ndërprerje të përkohshme të aktivitetit në zonë. Policia ndërhyri menjëherë dhe arrestoi katër shtetas shqiptarë, të cilët tashmë ndodhen në paraburgim dhe pritet të dalin përpara gjykatës.
Hetimet janë ende në vijim për të zbardhur motivet e konfliktit dhe për të identifikuar nëse ka pasur të tjerë të përfshirë. Autoritetet italiane kanë rritur masat e sigurisë në zonat ku zhvillohen aktivitete publike, pas incidentit të fundit