
Një ngjarje dramatike ka përfunduar me arrestimin e shtetasit E.V, 42 vjeç, i cili ditën e premte (23 maj) qëlloi me pistoletë me gogla një mjeke në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe më pas u përplas me tre automjete të policisë gjatë përpjekjes për t’u larguar.
Gjatë tentativës për t’u arratisur, Vrapi ka rrezikuar jetën e punonjësve të policisë duke përplasur automjetet e tyre me makinën që drejtonte. Si pasojë, dy efektivë të policisë rrugore kanë pësuar dëmtime të lehta.
Në kontrollin e kryer në banesën dhe automjetin e tij, policia sekuestroi sasi municioni për armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta dhe pjesë përbërëse të armëve.
Në njoftimin zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr.4 bënë me dije se Vrapi gjithashtu ka kundërshtuar me dhunë një punonjës të Shërbimit për Punën me Forcën e Sigurisë (SHPSF).
Rasti po hetohet më tej nga organet përkatëse