
Një dokument i vitit 2005 hedh dritë mbi marrëveshjen e parë të firmosur me një bashkëpunëtor të drejtësisë në Shqipëri, vetëm pak muaj pas miratimit të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve.
Bëhet fjalë për Fatmir Zotajn, i cili rezulton të jetë personi i parë që ka marrë zyrtarisht këtë status. Marrëveshja u hartua nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda dhe përmban 7 pika, ku pika tre njeh njohjen e statusit dhe përfitimeve që burojnë prej tij.
Sipas dokumentit, prokurorët angazhohen të paraqesin para gjykatës vlerën e dëshmive të bashkëpunëtorit dhe të kërkojnë uljen apo përjashtimin nga dënimi, në varësi të kontributit të dhënë.
Ish-prokurori Eugen Beci thekson se kjo ishte një përvojë e re në atë kohë, por që dha rezultate konkrete në goditjen e disa grupeve kriminale të strukturuara që vepronin në Shqipëri gjatë viteve 2004–2006