U gjetën 3 milionë euro të groposura në Shijak, goditet grup kriminal në Shqipëri e Itali

Një operacion ndërkombëtar i koduar “Ura”, i zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, ka goditur një rrjet të fuqishëm kriminal me bazë në Shijak, i përfshirë në trafikim droge dhe pastrim parash. Gjatë kontrollit në një banesë në këtë zonë, janë sekuestruar 3 milionë euro të groposura në oborr.

Operacioni është konsideruar një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të strukturave të posaçme të drejtësisë në Shqipëri, duke çuar në zbulimin e një organizate të ndarë në disa nëngrupime me lidhje ndërkombëtare.

Hetimet janë mbështetur jo vetëm në përgjime të platformat e njohura të komunikimit të kriptuar, por edhe në dëshmitë e tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë, përfshirë emra të njohur të botës së krimit, të cilët kanë zbardhur detaje kyçe për aktivitetin e grupit.

Operacioni është ende në zhvillim dhe priten arrestime të tjera në të dy vendet