Prokurori i SPAK: Bashkëpunëtorët e drejtësisë po rriten, struktura po trondit organizatat kriminale

Fundi i organizatave kriminale shpesh vjen nga brenda tyre – nga ata që thyejnë kodin e heshtjes dhe vendosin të bashkëpunojnë me drejtësinë. Sipas prokurorit të SPAK, Vladimir Mara, rritja e numrit të bashkëpunëtorëve të drejtësisë lidhet ngushtë me seriozitetin e hetimeve dhe besueshmërinë që ka fituar struktura.

“Ngritja e SPAK ka treguar qasje serioze si në hetimet kundër krimit të organizuar, ashtu edhe ndaj korrupsionit. Kjo ka bërë që gjithnjë e më shumë individë të kërkojnë marrëveshje si bashkëpunëtorë të drejtësisë”, u shpreh prokurori.

Të kthesh një anëtar të botës së krimit në bashkëpunëtor nuk është proces i lehtë – por përballja me zgjedhjen mes dënimit të rëndë dhe mundësisë për mbrojtje, ka bërë që shumë të zgjedhin rrugën e bashkëpunimit. Dhe me secilin që flet, rrënohet një pjesë e një organizate kriminale