Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Shqipëri e Itali, 52 urdhër-arreste në Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë

Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar po zhvillohet në Shqipëri dhe Itali, me fokus në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë. Aksioni, që po zbatohet nga forcat e rendit në bashkëpunim me autoritetet italiane, ka çuar në lëshimin e 52 urdhër-arresteve.

Operacioni lidhet me një rrjet të strukturuar kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Sipas mediave italiane, janë sekuestruar edhe pasuri me vlerë milionë euro.

Autoritetet në të dy vendet po kryejnë kontrolle intensive në banesa dhe biznese të dyshuara, ndërsa priten të tjera detaje në orët në vijim