Marokeni i kthyer nga Gjadri i jep fund jetës në burgun e Torinos: “Më mirë në burg sesa në atë qendër

Një ngjarje e rëndë është shënuar në burgun e Torinos, ku emigranti maroken Hamid Badoui, 42 vjeç, ka ndërruar jetë në rrethana tragjike, vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri.

Sipas raportimeve të mediave italiane, ai kishte qëndruar në qendrën e Gjadrit për rreth një muaj dhe pas kthimit në Itali, u arrestua sërish. Në takimin me avokatin, 42-vjeçari kishte shprehur shqetësime të thella për kushtet në qendrën shqiptare, duke deklaruar: “Më mirë në një burg sesa në atë CPR.”

Ngjarja ka rihapur debatin për trajtimin e emigrantëve në qendrat e pritjes dhe respektimin e të drejtave të tyre në territorin shqiptar dhe më gjerë në hapësirën europiane.