
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me operacionin ndërkombëtar të zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, kundër trafikut të lëndëve narkotike nga vendet e Ballkanit drejt Puglia apo vendeve të Europës veriore.
Mësohet se në Shqipëri janë kryer kontrolle në disa qytete. Në Fier është ndaluar administratori i një shoqërie transporti pasagjerësh Ligor Çombashi. Po ashtu urdhër arreste është dhënë edhe për avokatin Armand Tragaj në Durrës dhe për një ish-punonjës policie.
Çombashi u arrestua në banesln e rij nl Shemarinëz të Semanit. Sipas burimeve policore mësohet se Çombashi (me autobuzat e linjës tij) silleshin me çanta sasi të konsiderushme eurosh që siguroheshin nga trafiqet e paligjëshme në vende të Europës dhe ktu në Shqipëri i mernin të afërmit e tyre.
Në orën 11:30 në një konferencë të përbashkët për shtyp mbi detajet e operacionit ‘Ura’ do të jetë kreu i SPAK, Altin Dumani e kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani.