
Një takim i rëndësishëm u zhvillua në ambientet e Ambasadës Franceze në Tiranë, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve kryesore të drejtësisë shqiptare dhe ambasadorë të vendeve partnere.
Në qendër të diskutimeve ishte procesi zgjedhor, lufta kundër krimeve elektorale dhe angazhimi për një proces të ndershëm, të lirë dhe të pandikuar nga faktorë kriminalë.
Në tryezën e përbashkët ishin të pranishëm Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Ata u takuan me ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Holandës, Austrisë, Italisë, Zvicrës, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe me kreun e Misionit të ODIHR-it, Lamberto Zannier.
Diplomatët konfirmuan mbështetjen për institucionet shqiptare në përpjekjet për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor dhe ndëshkimin e çdo forme manipulimi apo presioni ndaj votuesve