Shqiptari i dënuar për drogë arrestohet në restorant në Itali, ishte në arrati prej një viti

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim prej vitit të kaluar është arrestuar nga karabinierët në një restorant të njohur në Darsena, Viareggio.

Ai ishte dënuar me 6 vite burg për trafik droge dhe po shijonte një drekë me të dashurën kur u ndalua pa rezistencë nga autoritetet italiane. Partnerja e tij, e cila e kishte ndihmuar dhe strehuar për më shumë se një muaj, u mor gjithashtu nën hetim.

Shqiptari përdorte një kartë identiteti të falsifikuar dhe kishte me vete valixhe me rroba për të ruajtur lëvizshmërinë. Arrestimi u bë pas hetimesh të zgjatura që e lokalizuan në provincën e Lucca