
Pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ku Jorida Tabaku mori mbi 20 mijë vota në Tiranë dhe siguroi mandatin e deputetes, ka nisur përplasja e brendshme brenda Partisë Demokratike.
Adriana Kalaja, një nga kandidatet në listën e hapur, ka akuzuar publikisht Tabakun duke e krahasuar me figurën e Sudes, dhe ka pretenduar se votat e saj janë blerë nga kryeministri Edi Rama për të dëmtuar politikisht Sali Berishën.
Sipas Kalasë, qëllimi i këtij “investimi”, siç e quan ajo, ishte për të imponuar një opozitë të kontrolluar dhe për të margjinalizuar figurat besnike të ish-kryeministrit. Deklarata e saj është bërë publike në një reagim në rrjetet sociale, ku ka përmendur edhe emra të tjerë nga lista