
Pesë kandidatë të Partisë Socialiste, mes tyre Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia, kanë tërhequr zyrtarisht kërkesën e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pamjet filmike të procesit të numërimit të votave preferenciale.
Lëvizja vjen pas një mesazhi të drejtpërdrejtë nga kryesocialisti Edi Rama, i cili ndonëse u shpreh se nuk ndalon kërkesat individuale, këshilloi që të mos ndërmerreshin veprime që mund të vendosin në dyshim integritetin e procesit apo të dëmtojnë imazhin e partisë.
Në mesazhin e tij, Rama theksoi se rezultatet janë të qarta dhe se rinumërimi nuk do të ndryshonte balancat, duke shtuar se nuk duhet hedhur hije dyshimi mbi komisionerët që, sipas tij, kanë kryer me përkushtim detyrën.