Nuk përkulem – Veliaj pas 100 ditësh burg: Po më pengojnë forcërisht të ushtroj detyrën si kryebashkiak

Kanë kaluar 100 ditë nga arrestimi i Erion Veliajt, i cili vijon të mbajë qëndrimin se ndodhet në burg pa asnjë provë dhe me një masë të padrejtë.

Në një mesazh të publikuar nga qelia, ai deklaron se po pengohet forcërisht në ushtrimin e detyrës si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës dhe se ndalimi i tij është ndërhyrje e pajustifikuar në vullnetin e qytetarëve.

Veliaj thekson se çdo ditë në burg ia forcon vendosmërinë për të mos u përkulur dhe se do të ndjekë çdo rrugë ligjore për të siguruar lirimin e tij, me synimin për t’iu rikthyer detyrës publike.

Ai e përmbyll mesazhin duke shprehur besim te drejtësia dhe angazhimin e tij të palëkundur ndaj qytetit të Tiranës dhe demokracisë