
Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Bolzano, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Milanos.
Ai ishte dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për përfshirje në trafik droge dhe përndjekje.
Shtetasi shqiptar rezulton të jetë një nga të kërkuarit e Operacionit “BESA”, i zhvilluar në vitin 2020 nga Drejtoria Anti-Mafia e Trentos.
Hetimet zbuluan se ai ishte pjesë e një grupi kriminal që vepronte në zonat e Bolzanos dhe Meranos, i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Pas arrestimit, ai është vendosur në paraburgim dhe pritet të transferohet në një institucion penitenciar për të vuajtur dënimin e plotë