
Nga 1,540 kandidatë që garuan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një pjesë e konsiderueshme nuk morën as votën e vetes!
Sipas një vëzhgimi të Report TV, 52 kandidatë nuk morën asnjë votë, duke shënuar një rekord negativ. Ndërkohë, 7 kandidatë të tjerë arritën të marrin nga një votë – por jo në vend, por nga diaspora.
Në total, 59 kandidatë morën vetëm 1 votë, duke sugjeruar se kanë votuar vetveten për të shmangur “turpin” e një rezultati me zero. Megjithatë, ky rezultat mbetet tregues i mungesës së seriozitetit në përfshirjen e tyre në garë – madje as rrethi i ngushtë familjar nuk duket t’i ketë mbështetur.
Partitë me më shumë kandidatë me 0 ose 1 votë:
- Aleanca Demokracia e Re (Edmond Stojku):
- 28 kandidatë me 1 votë
- 27 kandidatë me 0 vota
- 4 vota nga diaspora
- Lëvizja Atdheu (Kreshnik Osmani):
- 13 kandidatë me 1 votë
- 11 kandidatë me 0 vota
- 2 vota nga diaspora
- Koalicioni Djathtas 1912 (Dashamir Shehi & Enkelejd Alibeaj):
- 11 kandidatë me 1 votë
- 7 kandidatë me 0 vota
- Aleanca Kombëtare Shqiptare (Elena Kocaqi):
- 4 kandidatë me 1 votë
- 6 kandidatë me 0 vota
- 1 votë nga diaspora
- Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha):
- 2 kandidatë me 1 votë
- 1 kandidat me 0 vota
- Partia Socialdemokrate (Tom Doshi):
- 1 kandidat me 1 votë
Ky fenomen ngre pikëpyetje mbi kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, seriozitetin e garës, si dhe vetë funksionin e listave të hapura në sistemin zgjedhor aktual.