
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënoi sot me 2 vite e 8 muaj burg ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka.
Trupa gjykuese vendosi fillimisht një dënim prej 4 vitesh, por pas pranimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu reduktua. Gjithashtu, Zarka nuk do të mund të ushtrojë funksione publike për 5 vite pas përfundimit të dënimit.
Ai u shpall fajtor për korrupsion pasiv dhe aktiv të funksionarëve të drejtësisë, si dhe për ushtrim ndikimi të paligjshëm. Dosja ndaj tij lidhet me hetimet për rastin “Toyota Yaris”, të finalizuara nga SPAK në dhjetor 2024.