
Në Shkodër janë zbuluar dhe asgjësuar 1288 fidanë dhe 479 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa.
Kontrollet intensive janë përqendruar në disa zona të njësive administrative, ku përfshihet edhe Shllaku, ku janë gjetur dhe shkatërruar 1011 fidanë dhe 479 bimë kanabisi. Po ashtu, në Pult, forcat e rendit kanë asgjësuar 277 fidanë të tjera narkotikë.
Ky operacion është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të luftuar kultivimin e bimëve narkotike dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në rajon. Policia ka intensifikuar masat për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar, ndërsa po punon për të nxjerrë para përgjegjësisë ata që fshihen pas këtyre aktiviteteve kriminale.Operacioni “Koordinata” është një tjetër hap drejt sigurisë dhe parandalimit të veprimtarive të paligjshme që rrezikojnë mirëqenien e komunitetit.