Prifti rrëzohet aksidentalisht nga çatia e kishës në Korçë! Niset me helikopter drejt Traumës

Screenshot

Një prift në Korçë është dërguar me urgjencë në spital, pasi është rrëzuar nga çatia e kishës ku shërbente.

Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Mësohet se prifti Kristaq Viso ishte duke rregulluar çatinë e kishës ku shërbente. Burime nga spitali bëjnë me dije se prifti ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup ndërsa ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Pasi mori ndihmën e parë në Korçë, ai është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Ka qenë kryepeshkopi Joan Pelushi ai që ka kërkuar transferimin e tij në Tiranë pasi gjendja e priftit është shumë e rënduar për shkak të demtimeve ne koke