
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Roskovec.Mësohet se 4-vjeçarja ishte duke luajtur në oborrin e banesës kur murri rrethues u shemb dhe e zuri poshtë.
Për pasojë vogëlushja humbi jetën.Familjarët e kanë transportuar menjëherë vajzën në qendrën shëndetësore të Roskovecit, por fatkeqësisht ajo ka mbërritur pa shenja jete.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes
Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka nderruar jete Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.