Tornado shkatërruese në disa shtete të SHBA-ve, 21 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 21 persona kanë vdekur nga tornadot që goditën dy shtete amerikane.

Guvernatori Andy Beshear deklaroi se 14 persona vdiqën në Kentrucky. Ndërsa 7 të tjerë kanë humbur jetën në Missouri.

Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike nga tornadot në Ëiscosin. Tornadot lanë pas çati, banesa të shkatërruara dhe pemë të rrëzuara,.

Dhjetëra njerëz dyshohen se janë plagosur në Missouri.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për tornado të mëtejshme që do të godasin Teksasin, Kansasin dhe Oklahomën të shtunën.

Tornadot e Midwest-it pritej të godisnin edhe Illinoisin, duke u shtrirë deri në New Jersey dhe në bregdetin e Atlantikut.