
Ilir Vrenozi, demokrat i njohur, i kërkon liderit të PD-së, Sali Berisha, të largohet dhe të hapë rrugë gjeneratës së re në parti, pas humbjes së 11 majit. Në një postim të gjatë në Facebook, Vrenozi tregon dhimbjen e tij për humbjen dhe shqetësimin për të ardhmen e fëmijëve të tij, që po mendojnë të largohen nga Shqipëria për shkak të situatës politike dhe ekonomike. Ai thotë se Rama mbetet në pushtet me “armën” që ka në dorë, dhe megjithëse do të marrë pjesë në protestë, shpirti i tij është i trishtuar, sepse beson se qeveria nuk do të largohet përmes votës. Vrenozi nxit për ndryshim dhe për forcë të re që do ta sfidojë Ramën në të ardhmen