Votat e Diasporës thellojnë fitoren e PS: Kalon 811 mijë vota, PD mbetet në 33.7%, jashtë Kuvendit Basha dhe aleatët

Votat e Diasporës po thellojnë më tej fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Deri më tani janë numëruar shumica e zarfeve nga jashtë vendit dhe PS ka arritur në 811.322 vota, që përbëjnë 52.3% të totalit kombëtar.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike – Aleancë për Shqipërinë Madhështore me 522.462 vota, ose 33.7%.

Forca e tretë është Nisma Shqipëria Bëhet, me 61.084 vota ose 3.9%.

Partia Social Demokrate ka marrë 3.2%, përkatësisht 49.499 vota.

Ndërkohë, Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës dhe Lëvizja Djathtas e drejtuar nga Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj kanë mbetur jashtë Kuvendit, duke mos kaluar pragun e nevojshëm për përfaqësim parlamentar.

Votat e mbetura të Diasporës (rreth 50 mijë zarfe) pritet të përforcojnë më tej këtë rezultat, duke konsoliduar pozitat e Partisë Socialiste pas fitores së thellë