U nis drejt Gjermanisë dhe humbi kontaktet, motra e të riut nga Korça kërkon ndihmë në Polici

Një 27-vjeçar nga Korça ka humbur kontaktet me familjen tre ditë pasi u nis drejt Gjermanisë. Lajmin e ka bërë të ditur e motra, e cila ka denoncuar zhdukjen e tij në Komisariatin e Policisë së Korçës.

Sipas burimeve zyrtare:

“Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja D. N., 36 vjeçe, banuese në Korçë, se më datë 13.05.2025, është larguar në Gjermani vëllai i saj, shtetasi I. X., 27 vjeç, dhe që prej asaj dite ka humbur kontaktet me të.”

Policia ka nisur procedurat për gjetjen e të riut, ndërsa familjarët kërkojnë ndihmën e autoriteteve shqiptare dhe gjermane për lokalizimin e