
Gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shpërthyer sërish në kritika ndaj Europës, me një deklaratë provokuese që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Duke folur nga një event në kuadër të turneut të tij diplomatik në vendet e Gjirit, Trump tha: “Shtetet e Bashkuara fituan Luftën e Dytë Botërore. Pa ne, njerëzit në Europë do të flisnin gjermanisht dhe ndoshta edhe pak japonisht. Franca dhe Rusia ndihmuan, sigurisht, por ne e fituam luftën.”
Ai shtoi se vendet europiane festojnë fundin e luftës, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk marrin meritat e plota për rolin vendimtar që kanë pasur.
Ndërkohë që është shprehur i hapur për dialog me Kinën lidhur me tarifat tregtare, Trump nuk ka dhënë asnjë sinjal për ulje tensionesh me aleatët europianë. Këto komente u bënë gjatë ndalesës së tij në Katar, në bazën ajrore Al Udeid.
Në reagim ndaj klimës së krijuar, ish-kryeministri italian Mario Draghi deklaroi se “jemi afër një pike kthese”, duke nënkuptuar se marrëdhëniet transatlantike mund të përballen me sfida të reja në të ardhmen e afërt.