Tiranë, automjeti përplaset me pemë në Bulevardin “Zogu i Parë”, dyshohet shpejtësi mbi normë

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në rrugën “Bulevardit Zogu i Parë” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një pemë buzë rrugës. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lëvizja me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërkohë që zona ka patur kufizime të pjesshme për shkak të zhvillimeve të ditës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.