
Kryeministri britanik, Keir Starmer, në fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, theksoi nevojën urgjente për paqe dhe rritje të bashkëpunimit mes vendeve.
“Sfida më urgjente është sigurimi i një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme,” u shpreh Starmer, duke vënë në dukje edhe rëndësinë e forcimit të mbrojtjes kolektive.
Ai njoftoi gjithashtu një raund të ri sanksionesh ndaj “flotës hije” ruse dhe theksoi se nëse Rusia refuzon bisedimet, atëherë “Putin duhet të paguajë çmimin”.
“Ky armëpushim është jashtëzakonisht i nevojshëm. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të luajë rolin e saj, duke e rritur buxhetin për mbrojtjen në 2.8% të PBB-së deri në vitin 2027,” deklaroi Starmer.
Në fund, ai përcolli një thirrje për unitet: “Është koha të punojmë së bashku