Nga Macron te Erdogan e Meloni, liderët e Europës firmosin “yllin” simbol të Ramës në Samitin historik në Tiranë

E premtja e 16 majit e ktheu Tiranën në epiqendrën politike të Europës, duke mbledhur në Samitin e Komunitetit Politik Europian 47 liderë nga i gjithë kontinenti.

Kjo është hera e parë që një vend i Ballkanit Perëndimor pret një samit të tillë me përmasa të tilla, duke shënuar një moment historik për Shqipërinë dhe rolin e saj në arenën europiane.

Liderët botërorë parakaluan një nga një në tapetin e kuq në Sheshin Skënderbej, ku u pritën nga kryeministri Edi Rama. I fundit që mbërriti ishte presidenti francez Emmanuel Macron.

Një nga momentet më të spikatura ishte prezenca e atletëve të bardha me yll me numrin 5 të vendosura në këmbët e Ramës – simbol që e ka shoqëruar gjatë gjithë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit. Ky detaj nuk i shpëtoi as presidentit turk Erdogan, i cili nuk nguroi ta komentonte me humor.

Pas ceremonisë së pritjes, u realizua fotoja familjare dhe më pas liderët europianë firmosën mbi një instalacion simbolik – “yllin europian” – të njëjtin yll që Rama e përdori si mesazh politik dhe vizionar për vendin gjatë fushatës.

Ky moment u pa nga shumë si një përqafim simbolik i Europës ndaj ambicies së Shqipërisë për të qenë pjesë e plotë e familjes evropiane