
Kancelari gjerman Friedrich Merz mbajti një fjalë të fortë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që po zhvillohet në Tiranë këtë të premte.
“Jam i kënaqur që ndodhem këtu dhe kam nderin të jem mes jush për herë të parë në këtë grup të shquar udhëheqësish. Pres një bashkëpunim të ngushtë, jo vetëm sepse na nevojitet, por sepse jemi të gatshëm ta realizojmë,” u shpreh Merz.
Ai vuri theksin te sfida e jashtëzakonshme që përbën lufta në Ukrainë:
“Bëhet fjalë për një përballje që nuk është parë në këtë dekadë. Ne ishim në Kiev, dhe vepruam jo vetëm në emrin tonë, por edhe në emrin tuaj për të treguar vendosmërinë. Duhet të vazhdojmë ta mbështesim ushtarakisht Ukrainën, sepse ndodhet në një situatë të vështirë. Deri tani, përpjekjet tona kanë sjellë një sukses të vogël diplomatik, por përkushtimi duhet të jetë i pandalshëm.”
Kancelari gjerman përsëriti thirrjen për unitet dhe veprim të koordinuar të vendeve evropiane përballë agresionit rus