
Procesi i numërimit të votave të Diasporës është përballur me tensione të reja, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të përjashtojë vëzhguesit nga Parku Olimpik, ku po zhvillohet numërimi. Vendimi prek veçanërisht votat e ardhura nga Greqia, të cilat janë aktualisht të ndara veçmas nga pjesa tjetër e zarfeve.
Sipas njoftimeve, janë rreth 53 mijë zarfe nga Greqia që nuk janë hapur ende, edhe pse Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur që ato të trajtohen njësoj si çdo votë tjetër e Diasporës. Megjithatë, zbatimi i këtij vendimi është vonuar.
Vëzhguesit e partive politike nuk do të kenë më akses në ambientet e numërimit, me përjashtim të përfaqësuesve ndërkombëtarë. Ky zhvillim ka nxitur polemika, pasi Partia Demokratike e ka kontestuar vendimin, ndërsa Partia Socialiste ka paraqitur një kërkesë zyrtare për shqyrtim.
KQZ do të mblidhet të premten në orën 09:30 për të vendosur përfundimisht mbi fatin e votave të ardhura nga Greqia, në një moment kyç për mbarëvajtjen dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor