Erdogan nga Tirana: “Armët të heshtin, paqja të vendoset” – Bashkëpunimi strategjik, kyç për sigurinë europiane

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë fjalës së tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, theksoi rëndësinë e ndërtimit të një vizioni të ri të përbashkët për Europën, përmes bashkëpunimit dhe unitetit.

Duke falënderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen, ai vlerësoi potencialin e jashtëzakonshëm për bashkëpunim strategjik në fusha si: industria e mbrojtjes, energjia, tregjet digjitale dhe mineralet kritike.

“Jemi në një moment kyç. Nëse përçahemi, dobësohemi. Nëse qëndrojmë bashkë, jemi më të fortë”, tha Erdoğan. Ai kërkoi përfshirjen e aleatëve jashtë BE-së në arkitekturën evropiane të mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe rishikimin e kufizimeve të zonës Shengen për një qasje më gjithëpërfshirëse.

Në përmbyllje të fjalës, presidenti turk theksoi domosdoshmërinë për paqe të menjëhershme në Ukrainë:

“Jemi në një moment kritik ku armët duhet të heshtin dhe paqja të vendoset.”

Ai ritheksoi se Turqia mbetet e angazhuar për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit të ndërsjellë