
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian. Ai është pritur nga Kryeministri Edi Rama në Sheshin Skënderbej, ku ishte shtruar tapeti i kuq për nder të liderëve pjesëmarrës.
Gjatë përshëndetjes zyrtare, nuk mungoi një moment batute mes dy liderëve. Erdogan, me një buzëqeshje karakteristike, i bëri një koment Ramës për zgjedhjen e tij të veshjes, duke i vënë në dukje atletet e bardha që kishte veshur në këtë event të rëndësishëm.
Komenti i Erdogan është interpretuar si një “kritikë me humor”, duke sjellë buzëqeshje dhe të qeshura në ambientin formal të pritjes.
Ky moment informal mes dy liderëve u kap nga kamerat dhe po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.