E duam Shqipërinë me Sali Berishën Nis protesta e opozitës Ndërsa në Tiranë po mbahet sot Samiti i 6 i Komunitetit Politik Europian

Ndërsa në Tiranë po mbahet sot Samiti i 6 i Komunitetit Politik Europian, ku në kryeqytet kanë zbarkuar të gjithë liderët europianë, nga ana tjetër koalicioni opozitar që humbi thellë në zgjedhjet parlamentare, është mbledhur për protestë.Kjo ishte një protestë e paralajmëruar, por që policia nuk ka dhënë leje.

Përfaqësues të PD, si Flamur Noka, Jorida Tabuku, Enno Bozdo e të tjerë janë mbledhur në afërsi të bulevardit Zogu i Parë.

Deri tani protesta ka nisur me nota të qeta, nën “moton”: Poshtë diktatura, Duam votat tona, Edi Rama kriminel.Gjithashtu një grup protestuesish bënë thirrje: E duam Shqipërinë me Sali Berishën.