Tirana pret Europën! Mbyllen shkollat, pushim administrata – rrugët që bllokohen për Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Tirana bëhet sot dhe nesër qendra e politikës europiane, duke pritur Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë liderët e 47 vendeve dhe institucioneve të larta ndërkombëtare.

🔔 MASA TË JASHTËZAKONSHME

Në kuadër të kësaj ngjarjeje madhore:

  • Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura.
  • Administrata publike ka dy ditë pushim.
  • Rrugë kyçe të Tiranës do të jenë të bllokuara.

🌍 

Kush vjen në Shqipëri?

Pjesë e samitit do të jenë:

  • Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
  • Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme, Kaja Kallas
  • Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s
  • Përfaqësues të Këshillit të Europës dhe OSBE-së
  • Dhe mbi 45 kryetarë shtetesh dhe qeverish

Takimi mbahet më 16 maj në Sheshin Skënderbej, por aktivitetet kanë nisur që sot me darkën zyrtare të liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

🚧 

ZONA TË BLLUKUARA dhe KUJDES për QARKULLIMIN:

  • Sheshi Skënderbej dhe rrugët përreth (Rr. e Durrësit, Rr. e Barrikadave, Boulevard “Dëshmorët e Kombit”)
  • Segmentet që lidhin Aeroportin me qendrën (Autostrada Tiranë-Rinas dhe rrugët hyrëse nga Kamza e Qafa e Kasharit)
  • Rruga “Ismail Qemali”, “Papa Gjon Pali II”, dhe zona e Ministrive

👉 Qytetarët janë të këshilluar të shmangin lëvizjet me makina në qendër dhe të përdorin rrugët dytësore apo mjetet publike vetëm në rastet e domosdoshme.

🗣️ Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Këshillit Evropian António Costa janë organizatorët e këtij eventi që vjen nën moton:

“Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët