Samiti i BE “blindohet” Tirana: TIA njofton qytetarët – rrugët kryesore bllokohen, lëvizjet drejt aeroportit vetëm nga rrugët dytësore

Në prag të Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet në 15 dhe 16 maj, Tirana “blindohet” për shkak të mbërritjes së liderëve më të lartë të Bashkimit Europian.

Për pasojë, Aeroporti i Rinasit (TIA) ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për qytetarët dhe udhëtarët që planifikojnë të lëvizin drejt ose nga aeroporti gjatë kësaj periudhe.

🔴 Autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e bllokuar dhe aksesi për në aeroport do të realizohet vetëm përmes rrugëve dytësore dhe Unazës Veriore.

🛣️ 

Rrugët alternative të aksesit për në Rinas:

  • Tiranë – Qafë Kashar – Rinas
  • Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas
  • Paskuqan – Institut – Kamëz – Valias – Rinas

📢 TIA apelon qytetarët që të planifikojnë udhëtimet me kujdes dhe të ndjekin informacionet zyrtare në kohë reale për të shmangur vonesat dhe bllokimet në rrugë.

🔐 Në kryeqytet janë vendosur masa të rrepta sigurie, me pjesë të tëra të qytetit që pritet të jenë të mbyllura për qarkullim gjatë samitit