Gara e ngushtë në Fier: Celibashi mbikëqyr numërimin e zarfeve të Diasporës, Lapaj kërkon mandat me 359 vota diferencë.

Lufta për çdo votë në Fier, Celibashi i bashkohet numëruesve për të hapur zarfet e Diasporës

Qarku i Fierit po mban të mbërthyer opinionin publik në ditën e katërt të numërimit të votave, për shkak të garës së ngushtë për mandatin e fundit.

Partia Socialiste, e cila ka siguruar deri tani 12 mandate, po përballet ngushtë me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, i cili pretendon mandatin e 13-të në këtë qark.

Nga numërimi i 587 kutive të votimit dhe 16 mijë zarfeve të ardhura nga Diaspora (nga 26 mijë gjithsej), PS-ja kryeson me 107,602 vota, ose 63.14 %, ndërsa Partia Demokratike ndjek me 41,883 vota, ose 24.58 %.

Performanca e fortë e koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj, veçanërisht në votën e emigrantëve, e ka afruar këtë forcë politike shumë pranë një mandati. Sipas të dhënave të KQZ-së, Lapajt i duhen edhe 359 vota më shumë për ta fituar atë.

Për shkak të ndjeshmërisë së situatës, mbrëmjen e kaluar në Parkun Olimpik të Tiranës, ku po numërohen zarfat e Diasporës, shkoi vetë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, për të ndjekur nga afër procesin