Deputetët më të votuar të PS mbeten jashtë Kuvendit – kuota gjinore përmbys listat, tre zonja përfitojnë mandate

Katër kandidatë të Partisë Socialiste, ndonëse morën më shumë vota se rivalët e tyre në listën e hapur, nuk do të ulen në Parlamentin e ri. Arsyeja? Kuota gjinore që favorizon përfaqësimin e grave në Kuvend.

Sipas Kodit Zgjedhor, renditja përfundimtare e fituesve duhet të respektojë përqindjen minimale të përfaqësimit gjinor, edhe nëse kjo përmbys rezultatin e votave direkte.

📍 BERAT

– ❌ Julian Zyla: 4,598 vota

– ✅ Hatixhe Konomi: 3,366 vota

Zyla, analist i njohur, ishte i treti më i votuar në listën e PS, por vendin e tij e zë Konomi, që ka mbi 1,200 vota më pak.

📍 DURRËS

– ❌ Ilir Ndraxhi: 3,681 vota

– ✅ Etleva Budini: 1,773 vota

Ndraxhi humbet mandatin pavarësisht diferencës prej gati 1,900 votash me Budinin.

📍 KORÇË

– ❌ Arian Jaupllari: 5,022 vota

– ✅ Besa Spaho: 5,012 vota

Jaupllari penalizohet për një diferencë minimale prej vetëm 10 votash.

📍 TIRANË

– ❌ Xhemal Qefalia: mbetet jashtë për të njëjtën arsye, edhe pse ishte në listën e hapur të PS-së më 11 maj.

Ky është një nga rastet ku legjislacioni për barazi gjinore bie në kontrast të drejtpërdrejtë me vullnetin e votuesve, duke ndezur debate të reja mbi mënyrën e përfaqësimit në demokraci