Aksident në Tiranë, makina përpl*set me bordurën anësore, ndërron jetë 26-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë.Sipas policisë, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.