
Një aksident rrugor mes tre automjeteve është shndërruar në një përplasje të dhunshme fizike mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta”, në Tiranë.
Sipas burimeve paraprake, një automjet tip BMW ka qenë në ndjekje të një makine Benz, duke e goditur atë dhe dy automjete të tjera që ndodheshin pranë. Pas përplasjes, dy persona që ndodheshin në BMW kanë dalë nga makina me leva hekuri në duar dhe janë vënë në ndjekje të pasagjerëve të Benz-it.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se konflikti ka agravuar në përleshje fizike, ku janë përdorur edhe mjete të forta. Të përfshirët në incident janë larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.