Fier, Balluku: Mandati i 10-të për PS i sigurt sipas projeksioneve, synojmë edhe të 11-in – procesi i numërimit vijon me ritme të qëndrueshme

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka deklaruar se projeksionet aktuale tregojnë një rezultat të favorshëm për PS në këtë zonë. Sipas saj, mandati i 10-të është tashmë i projektuar për t’u fituar, ndërsa shprehu pritshmëri për marrjen edhe të mandatit të 11-të.

“Procesi po shkon mirë. Në kutitë e hapura deri tani, Partia Socialiste ka dalë fituese. Ka një trend të qëndrueshëm dhe besoj se do të vijojë në këtë mënyrë. Mandati i 10-të është në dorën tonë sipas projeksioneve dhe presim me besim edhe mandatin e 11-të, sidomos duke marrë parasysh edhe votën e diasporës,” tha Balluku.

Ajo foli edhe për sfidat që kanë hasur komisionerët në terren, për shkak të mënyrës së re të votimit, e cila ka sjellë paqartësi për disa votues. Balluku përmendi gjithashtu raste të fletëve të pavlefshme dhe denoncime për përfaqësues të opozitës që, sipas saj, kanë ushtruar presion në disa qendra votimi. Këto raste, sipas saj, janë të dokumentuara me pamje filmike dhe dëshmi.

Duke e krahasuar situatën me zgjedhjet e vitit 2021, Balluku u shpreh optimiste për një përqindje më të lartë të votës për PS në këtë qark