Votimi në Roskovec nis pa vonesa, hapen në kohë 42 qendrat e votimit – Pajisjet biometrike në funksion, procesi vijon normalisht

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 në të gjitha 42 Qendrat e Votimit të bashkisë Roskovec. Sipas të dhënave paraprake, hapja është kryer në kohë dhe deri në këto momente nuk raportohet për probleme apo vonesa në ndonjë prej qendrave.

Komisionerët ndodhen në pozicionet e tyre dhe çdo qendër është pajisur me sistemin biometrik të identifikimit, i cili ka hyrë në funksion pa probleme, duke garantuar verifikimin e saktë të çdo votuesi.

Pritet që fluksi i qytetarëve të shtohet me kalimin e orëve. Strukturat përkatëse janë në terren për të ndjekur nga afër mbarëvajtjen e procesit.