Vëzhguesit e OSBE/ODIHR mbërrijnë në Fier, ndjekin nga afër procesin zgjedhor në KZAZ nr. 60 dhe monitorojnë vijimin e votimit në terren

Vëzhguesit e misionit të OSBE/ODIHR kanë mbërritur sot në qytetin e Fierit, ku po ndjekin nga afër procesin zgjedhor në KZAZ nr. 60.

Qëllimi i tyre është të monitorojnë vijimin e votimit, respektimin e procedurave ligjore dhe funksionimin e pajisjeve të identifikimit biometrik. Deri tani, procesi po zhvillohet normalisht, pa raportime për parregullsi në këtë zonë.

Prania e vëzhguesve ndërkombëtarë është një garanci shtesë për transparencën dhe standardet demokratike të procesit zgjedhor. Ata do të qëndrojnë në disa qendra votimi në Fier përgjatë gjithë ditës së votimit.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
11 Maj, 08:58 | Përditësimi: 11 Maj, 08:58