
Sot, më 11 maj 2025, qytetarët e Bashkisë Fier i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë bashki janë hapur 227 qendra votimi, të cilat do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.
Numri total i zgjedhësve të regjistruar në Bashkinë Fier është 157,761, përfshirë 12,491 votues nga diaspora. Procesi i votimit po monitorohet nga vëzhgues të pavarur dhe përfaqësues të partive politike, për të siguruar një proces të rregullt dhe transparent.
Në përfundim të ditës së votimit, do të nisë procesi i numërimit të votave në qendrat përkatëse, me qëllim shpalljen sa më