Zgjedhjet/ Kreu i misionit të OSBE/ODIHR-it do të vizitojë të dielën disa qendra votimi

Ambasadori Lamberto Zannier do të vizitojë të dielën disa qendra votimit.Në një njoftim zyrtar për mediat, Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it ka lajmëruar se kreu i misionit, zoti Zannier do të jetë në orën 11:30 në Qendrën e Votimit 1979/00, ZAZ 41, e vendosur në ambientet e shkollës “Dora d’Istria”.Kjo vizitë vjen në kuadër të monitorimit ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me fokus të veçantë tek teknologjia e përdorur në procesin zgjedhor