U denoncua i humbur nga familjarët, gjendet i vdekur në kanal 65 vjeçari

Lushnje – Një person është gjetur i pajetë në kanalin kullues në aksin rrugor pushimi i shoferit Divjakë pranë fshatit Goriçaj.

Policia në vendngjarje per këtë rast konfirmon se viktima është
Mina Gjini 65 vjeç banues në Këmishtaj dhe mblidhte kanaçe.

Familjarët e kanë denoncuar të humbur mbrëmjen e djeshme në polici ndërkohë që rreth orës 18 është gjetur nga kalimtarë të rastit.

Policia po kryen procedurat për zbardhjen e ngjarjes.

Divjakë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:00, në fshatin Goricaj, në një kanal vaditës, është gjetur i mbytur shtetasi M. Gj., 65 vjeç, banues në Goricaj, i cili ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune . Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.