
Tre punonjës policie janë pezulluar nga detyra me vendim gjykate, pasi dyshohet se kanë ushtruar veprime të dhunshme ndaj një të mituri gjatë shoqërimit në ambientet e policisë.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ndërsa u ekzekutua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, rajoni Tiranë. Punonjësit janë subjekt i masave “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Pezullim nga detyra”.
Ata akuzohen për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare në bashkëpunim dhe kundër fëmijëve”. Në mesin e të pezulluarve është edhe një nëntoger me detyrë përgjegjëse turni në Komisariatin Nr. 1, Tiranë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes